back to top
Tuesday, November 11, 2025
BallinaLajmeKQZ: Përfundon verifikimi i rezultateve të balotazhit në 15 QKN, nga ora...

KQZ: Përfundon verifikimi i rezultateve të balotazhit në 15 QKN, nga ora 14:00 do të bëhet rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të PZAP

Të ngjajshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri sot në ora 13:00, është përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave në 15 Qendra Komunale të Numërimit, në  Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë dhe Viti.

Sipas KQZ-së, procesi i verifikimit po vazhdon në 2 komuna të tjera, ndërkaq në QKN e Mitrovicës së Jugut nuk është duke vazhduar për arsyet që janë bërë të njohura nga njoftimi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

KQZ ka thënë se do të vazhdojë të mbajë publikun të informuar në mënyrë të rregullt dhe transparente për çdo zhvillim lidhur me këtë proces.

2️⃣ Aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR):

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, nga sot në ora 14:00, do të bëhet rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Vendvotimet që do të rinumërohen i takojnë zgjedhjeve për Kuvendin Komunal në Gllogoc dhe janë: 0324/01, 0325/01, 0322/01, 0320/01, 0318/02, 0317/04, 0317/03, 0316/02, 0312/02, 0310/03, 0310/02, 0304/01, 0321/01, 0324/03, 0327/01, 0315/02, 0316/01, 0308/01, 0320/02, 0306/01, 0301/05, 0301/04, 0328/02, 0326/03, 0311/03, 0340/03, 0311/05, 0310/01, 0323/03, 0322/0, 0323/02, 0311/01, 0330/01, 0324/02, 0317/01, 0317/02, 0324/02, 0309/01, 0309/02, 0310/05 dhe 0313/01”, ka njoftuar KQZ.

📍 Rezultatet pas verifikimit publikohen në platformën zyrtare të KQZ-së:

👉 https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz