back to top
Tuesday, November 11, 2025
BallinaLajmePesë persona marrin peng për 5 mijë euro të riun në Tiranë,...

Pesë persona marrin peng për 5 mijë euro të riun në Tiranë, dy të arrestuar

Të ngjajshme

KQZ thotë se edhe Gjakova lajmëroi për fletëvotime me gabime si të Mitrovicës

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), deklaron se bazuar në...

Mbërrin edhe Njësia Speciale te Qendra e Numërimit në Mitrovicë

Njesia speciale e policisë së Kosovës, ka zbarkuar te...

Dyshimet për manipulime në Mitrovicë, KQZ: Gabim teknik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka reaguar pas shqetësimeve...

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë, pasi dyshohet se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar fizikisht një 27-vjeçar, me qëllim që t’i merrnin 5000 euro.

Nga hetimet paraprake rezulton se autorët i kanë hequr lirinë për disa orë të riut, duke e mbajtur në një apartament dhe duke ushtruar dhunë ndaj tij, për ta detyruar të dorëzonte shumën prej 5000 eurosh.

Pasi viktima ka dorëzuar paratë, autorët e kanë kanosur sërish që t’u jepte edhe një shumë tjetër.

Si rezultat i operacionit policor, u identifikuan 5 shtetas të dyshuar si autorë të ngjarjes dy prej të cilëve u arrestuan në flagrancë, ndërsa tre bashkëpunëtorë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. K., 60 vjeç, babai i njërit prej të arrestuarve, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në dhomën ku qëndronte i biri, shtetasi L. K., policia gjeti dhe sekuestroi 5000 euro, që dyshohet të jenë shuma e marrë me dhunë nga 27-vjeçari.

Në total, gjatë operacionit janë sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, 5000 euro, 6 celularë dhe 1 automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz