BallinaLajmeCakolli: Prania e Kurtit në Mitrovicë mund të ketë ndikuar në rezultat

Cakolli: Prania e Kurtit në Mitrovicë mund të ketë ndikuar në rezultat

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Mitrovicë në ditën e balotazhit, duke thënë se ajo ka ndikuar në perceptimin publik dhe mund të ketë pasur efekt në rezultatin përfundimtar.

“E para ka qëlluar ditë e zgjedhjeve, e dyta pinë kafe njëherë, jo tri herë. Edhe elementi tjetër, kemi të bëjmë me vizita të organizuara, ecje nëpër zona publike gjatë tërë ditës, kanë qenë në sheshe publike duke krijuar një lloj perceptimi që në fakt në rastin e LVV-së është më problematik, sepse është cenuar ai parim i neutralitetit institucional. Për këtë arsye ekziston edhe heshtja zgjedhore”, ka deklaruar Cakolli në emisionin FIVE.

Ai ka shtuar se prania e Kurtit në Mitrovicë gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve ka mundur të ndikojë, qoftë edhe në mënyrë indirekte, në rezultatin zgjedhor.

“Unë besoj që edhe jo drejtpërdrejt në rezultat, prania e zotit Kurti gjatë tërë ditës në Mitrovicë ka krijuar një perceptim i cili ka mundur të ketë ndikim në rezultatin zgjedhor, për shkak se normalisht një fokus e vëmendje e tillë publike përkthehet edhe në krijim të një sentimenti në mesin e publikut”, ka theksuar Cakolli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz