back to top
Monday, November 10, 2025
BallinaLajme“Tren qeveritar”, Akuza për vjedhje të votave në Mitrovicë, publikohet një fotografi

“Tren qeveritar”, Akuza për vjedhje të votave në Mitrovicë, publikohet një fotografi

Të ngjajshme

Deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka pretenduar se në balotazhin e 9 nëntorit në Mitrovicë të Jugut, kishte tren qeveritar.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami akuzon pushtetin qendror për fabrikim shtetëror, derisa thotë se në pothuajse çdo klasë nëpër vendvotime të mëdha janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt nëpër klasa, që sipas tij është një shenjë e qartë e trafikimit të fletëvotimeve dhe të asaj që quhet treni bullgar.

“Në këto pesë vjetet e fundit, Kurti e ka suspenduar logjikën. Në vend të saj e ka injektuar inatin, përçarjen, urrejtjen në shoqërinë tonë. Zgjedhjet lokale janë reflektim i kësaj urrejtje, i këtij inati që ka ndjellë! Në Mitrovicë, përveç kësaj, Kurti ka shfrytëzuar krejt potencialin shtetëror, grupe të nëntokës, grupe kriminale për të fabrikuar një fitore, e cila ditëve të ardhshme mund të shndërrohet në skandalin më të madh zgjedhor në historinë e Kosovës së pasluftës”.

“Ajo që po shihet nga procesi i numërimit, në Mitrovicë nuk ka pasur tren bullgar, aty ka pasur tren qeveritar!  Pra një fabrikim shtetëror, jo individual, apo i udhëhequr vetëm nga grupe kriminale.  Në pothuajse çdo klasë nëpër vendvotime të mëdha janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt nëpër klasa – një shenjë e qartë e trafikimit të fletëvotimeve dhe të asaj që quhet treni bullgar.  Madje, janë gjetur edhe fletëvotime të njërës klasë në tjetren”, ka shkruar ai.

Pos tjerash, këtë fenomen, Behrami e quan të frikshëm, dhe në të njëjtën kohë u bëri thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë e nga organizatat joqeveritare që 24 orë të monitorojnë numërimin në QNR në Mitrovicë.

“Masiviteti i këtij fenomeni është i frikshëm dhe një shenjë e qartë po ashtu që këtu nuk bëhet fjalë për individ, por për një sistem të organizuar nga institucionet e okupuara. Ftoj vëzhgues ndërkombëtarë, ftoj vëzhgues nga organizatat jo qeveritare, ftoj mediat që 24 orë të monitorojnë numërimin në QNR në Mitrovicë. Krimi zgjedhor në Mitrovicë do të ekspozohet i plotë, ashtu siç ka qenë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz