BallinaLajmeFjalimi emocionues i gruas së Fatos Nanos: Sot – një nga ditët...

Fjalimi emocionues i gruas së Fatos Nanos: Sot – një nga ditët që s’dua të jetoj

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Në ceremoninë e homazheve për ish-kryeministrin e Shqipërisë Fatos Nanon, një fjalim lamtumirës e mbajti gruaja e tij, Xhoana.

E pushtuar nga lotët, ajo tha se e sotmja, është dita më e trishtuar e jetës.

“Po ndahem me njeriun me të cilin kalova një çerekshekulli jetë, me të cilin më lidhën shumë e shumë ëndrra, shpresa e zhgënjime të përbashkëta. Sot është një nga ato ditët që unë nuk do dëshiroja të jetoja kurrë, e tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë Sokolin, Jetën dhe Klajdin”, tha ajo.

“Më shumë kujtohet një çerekshekulli më parë, unë një vajzë e re, me intuitën e moshës së pafajshme, rashë në dashuri me Fatosin, atëherë sikur nuk e kuptoja pse, por tani e kuptoj se kisha rënë në dashuri jo vetëm me Fatosin si person, por shumë më shumë se kaq. Kishe rënë në dashuri edhe me vizionin e një Shqipërie ndryshe”, theksoi ajo para të pranishmëve.

Fatos Nanos vdiq të premten pas një sëmundje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz