back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajme“Ndaj tij u hakmor politika!”, ish-truproja e Nanos: Ishte burrë shteti, ndoqi...

“Ndaj tij u hakmor politika!”, ish-truproja e Nanos: Ishte burrë shteti, ndoqi parimet e tij për një Shqipëri demokratike

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli, ka marrë pjesë në homazhet për nder të ish-kryeministrit socialist. Gjatë fjalës së tij për mediat, Agolli tha se Fatos Nano do të mbahet mend nga populli shqiptar, për ato vepra që ai bëri për Shqipërinë.

Sipas Agollit, Nano e gjeti shtetin të rrënuar dhe e çoi në rrugën e duhur. Ai rrëfeu edhe takimin e fundit me Fatos Nanon në Durrës, teksa shtoi se si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta, nuk donin që ai të bëhej President.

“Fatos Nano do mbahet mend nga njerëzit e thjeshtë. Për atë që bëri dhe çfarë i bëri Shqipërisë. E mori në 1997 të rrënuar. Presidenca dhe Kryeministria nuk kishin as karrige. Ishte Fatos Nano që njohu dorëheqjen dhe nuk u kthye më kurrë në politikë. Ishte Fatos Nano ai që i mori njerëzit në thonjëza nga rruga dhe i bëri ministra. Ishte Fatos Nano që këndonte Bitëllsat, që dinte 7 gjuhë të huaja, që në arenën ndërkombëtare kishte miq të mëdhenj si Bill Clinton dhe Berlusconi. Unë kam pasur krenarinë dhe gjithë grupi që kemi punuar me këtë burrë. Fatos Nano do ngelet në mendjet e shqiptarëve si një burrë që diti të bënte shtet. Për herë të fundit e kam takuar në vitin 2019 në Durrës. Kontaktet i mbaja me palë të treta. Më takoi kur isha shef kufiri dhe më tha ‘hë arrite deri këtu?’ dhe unë i thashë ‘kam mbaruar shkollën politike të Fatos Nanos që erdha deri këtu’.

“A kishte peng? Po peng ishte që nuk u bë president. Jo vetëm PD, por edhe PS nuk donin ta bënin President. Ky ishte pengu jonë, i atij ndoshta jo. Fatos Nano për të mos e çuar qeverinë në zgjedhje të tjera, sakrifikoi veten dhe partinë e vetë, pasi 6 deputetë të PS votuan Bamir Topin për President të Republikës”, tha mes të tjerash Agolli.

Të Fundit

Sport

ShowBiz