back to top
Thursday, October 30, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Njohja nga Siria, dëshmi e bashkëpunimit me aleatët

Haradinaj: Njohja nga Siria, dëshmi e bashkëpunimit me aleatët

Të ngjajshme

Samsung zgjeron Galaxy AI, tani mbështet 22 gjuhë

Që nga debutimi i tij në fillim të vitit...

Zbulohet edhe një banor i BBVK4?

Edicioni i katërt i reality shout më të ndjekur...

Kuvendi i Kosovës mban mbledhjen e parë të Kryesisë

Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës ka filluar...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar njohjen e Kosovës nga Siria, duke e cilësuar këtë si rezultat të bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë,.

Ai ka vlerësuar punën e Presidentes Vjosa Osmani në këtë arritje, që e çon numrin e njohjeve të Kosovës në 120 shtete.

Haradinaj theksoi se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah botës demokratike dhe aleatëve të saj.

Postimi i plotë i tij: 

Njohja e Kosovës nga Siria është lajm që tregon se bashkëpunimi i ngushtë me miqtë dhe aleatët sjell rezultate të jashtëzakonshme. Vlerësoj punën e Presidentes në këtë sukses për afirmimin e shtetit tonë, duke u bërë kështu 120 shtete që e njohin Kosovën që nga pavarësia e saj. Kemi shumë punë përpara, mirëpo Kosova është këtu për të qëndruar me botën demokratike, në një frymë me aleancat tona./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz