back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaJetëKuriozitete“Mos e prek kalin se është i acaruar sot”/ Vrasja në Kalanë...

“Mos e prek kalin se është i acaruar sot”/ Vrasja në Kalanë e Beratit, zbardhet dëshmia e autorit

Të ngjajshme

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

Kina vendos taksë mbi prezervativët

Kina do t’i japë fund një përjashtimi të gjatë...

Bashkim Gllareva merr mbështetje nga akademiku Arsim Bajrami (FOTO)

Kandidati i PDK së nga Drenasi, doktor Bashkim Gllareva...

Tahiri: Dragashi do të shndërrohet në destinacion turistik rajonal dhe evropian

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të...

“Mos e prek kalin se është i acaruar sot”, kjo ishte fraza që më pas sherri përfundoi në një krim, ku mbeti i vrarë në kalanë e Beratit, Keli Hoxha.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autori i ngjarjes, 63-vjeçari Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha),pasi ka parë shtetasin Keli Hoxha që preku me dorë kalin i ka thënë që mos ta prekte më, pasi kali, sipas tij, nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar.

Korrespodenti i Top Channel, Bledi Korreshi, raporton se autori i ngjarjes ka dëshmuar në polici se pasi i ka thënë kështu, viktima e ka sharë nga familja dhe e ka ofenduar. Më pas, ai ka deklaruar se, pas këtyre sharjeve, në gjaknxehtësi e sipër, ai ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar me thikë.

Më pas, ai deklaron së ka shkuar në banesë, ka lidhur kalin në kasolle, ka marrë disa ushqime dhe u fsheh në një nga shpellat e kalasë, për ti shpëtuar policisë.

Nga ana e tyre, familjarët e viktimës, kanë deklaruar në polici se sherri filloi vetëm pse viktima i kishte prekur kalin me dorë. Ata kanë deklaruar se familjari i tyre nuk e ka sharë dhe as ofenduar, por pronari i kalit e ka qëlluar me thikë papritur, pasi i kishte thënë “mos e prek kalin” dhe viktima i ishte përgjigjur “s’ka asgjë të keqe”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz