BallinaJetëKurioziteteRreth 900 kg drogë, kapet në Angli 30-vjeçari për serat me kanabis...

Rreth 900 kg drogë, kapet në Angli 30-vjeçari për serat me kanabis në Berat

Të ngjajshme

Maimuna Memon: Pas “Olivier”, heshtja dhe realiteti i industrisë

Vitin e kaluar, Maimuna Memon po përjetonte kulmin e...

Vini i saktë nga penalltia, Reali në epërsi

Reali ka shënuar golin e epërsisë ndaj Manchester Cityt. Është...

Klinikat private shpërndajnë kanabis mjekesorë të fortë pa prova se funksionon

Ekspertët paralajmërojnë se kanabisi medicinal, i përshkruar për mijëra...

Tre vite pasi policia zbuloi disa sera me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit dhe 17 persona u ndaluan për kultivimin dhe shitjen e drogës, në Angli është arrestuar një nga personat e përfshirë në këtë grup kriminal.

Interpol Tirana njofton se në Mbretërinë e Bashkuar është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Xhuljano Hoxha. 30-vjeçari akuzohet nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.

“Gjatë megaoperacionit të koduar “Stuhia”, që goditi këtë grup kriminal, në muajin nëntor 2022, në fshatin Drenovicë, Berat, Policia sekuestroi 870 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë e mundur kapja në Mbretërinë e Bashkuar dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit: Xh. H., 30 vjeç.  Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 22.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe ‘Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale’”, sqaron policia.

Sakaq, Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Mançester, për ekstradimin e 30-vjeçarit, në Shqipëri./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz