BallinaJetëKurioziteteMijëra ineksione ilegale për humbje peshe sekuestrohen në Mbretëri të Bashkuar

Mijëra ineksione ilegale për humbje peshe sekuestrohen në Mbretëri të Bashkuar

Të ngjajshme

Palmer i hapur për një transferim te Man Utd

Lidhja e Cole Palmer me Manchester United nuk po...

Kushtet e Mourinhos për rikthim te Real Madridi

José Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i...

​Vepra arti për Skënderbeun, shënohet 621-vjetori i lindjes së tij

Me vepra të shumta artistike është mbushur sheshi i...

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar sekuestrimin më të madh të barnave të paligjshme për humbje peshe të regjistruar ndonjëherë.

Agjencia bastisi një fabrikë që prodhonte mijëra ineksione të barnave të palicencuara në një depo në Northampton.

Në total, u sekuestruan 2,000 shiringa me substancat tirzepatide dhe retatrutide, të cilat janë barna të pamiratuara në Mbretërinë e Bashkuar për humbje peshe, së bashku me dhjetëra mijëra shiringa bosh dhe kimikate të papërpunuara.

Vlera e parashikuar e sendeve të sekuestruara tejkalon 250,000 paund, ndërsa u identifikuan afërsisht 20,000 paund në para të gatshme, të cilat vlerësohet se lidhen me tregtinë e paligjshme të drogës.

Operacioni dy-ditor, pjesë e goditjes së MHRA-së kundër tregtisë së paligjshme të barnave për dobësim, ishte i pari i këtij lloji që u zbulua në Anglinë qendrore.

“Kjo është një fitore në luftën kundër kriminelëve të paturpshëm që po vënë në rrezik jetën duke shitur ilaçe të rrezikshme dhe të paligjshme për humbje peshe të injektueshme, me qëllim që të fitojnë para të shpejta”, tha Sekretari i Shëndetësisë Wes Streeting.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz