back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeKQZ: Numërimi po vazhdon në 34 QKN – në Prishtinë, Podujevë dhe...

KQZ: Numërimi po vazhdon në 34 QKN – në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot probleme me internetin

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave për asambletë komunale po vazhdon pa probleme në 34 qendra të numërimit në Komunat e Kosovës, ndërkaq në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot ka probleme me këtë proces për shkak të problemeve me internetin.

Sipas KQZ-së në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prizren (me 6 grupe numërimi), Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.

Në QKN e Hanit të Elezit numërimi dhe verifikimi është përmbyllur të hënën në mbrëmje.

“Deri më tani, janë verifikuar rezultatet nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale si dhe janë numëruar votat për anëtarë të Kuvendeve Komunale nga 250 vendvotime në nivel vendi. Pra janë procesuar 500 kuti votimi nga dy llojet e zgjedhjeve. Platforma e rezultateve është duke funksionuar pa ndonjë problem”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Siaps tij në disa QKN, si në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot ky proces nuk është duke u zhvilluar aktualisht për shkak të rrjetit të dobët të internetit, i cili po pamundëson transmetimin e pamjeve në televizorët/ekranet për vëzhguesit.

“ Në këto ekrane duhet të shfaqen pamjet nga kamera e vendosur në tavolinën e numërimit ku prezantohen fletëvotimet, për tu parë nga të gjithë. Ekipet e KQZ-së janë duke punuar që ky proces të fillojë sa më shpejt edhe në këto QKN dhe për këtë, KQZ do të njoftojë me kohë”, ka thënë Elezi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz