BallinaLajmeDelegacioni i lartë i Bankës Qendrore të Kosovës merr pjesë në Takimet...

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore të Kosovës merr pjesë në Takimet Vjetore 2025 të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, po merr pjesë në Takimet Vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore, të cilat po mbahen në Uashington D.C., SHBA.

Gjatë vizitës zyrtare, përfaqësuesit e BQK-së zhvillojnë takime bilaterale me drejtues të FMN-së, Bankës Botërore, Thesarit Amerikan, si dhe me institucione të tjera financiare ndërkombëtare dhe guvernatorë të bankave qendrore evropiane.

Guvernatori Ismaili do të prezantojë zhvillimet kryesore dhe prioritetet në sektorin financiar të Kosovës, rezultatet e programeve dhe asistencave teknike profesionale, si dhe nevojën për mbështetje të mëtejshme në zbatim të mandatit të BQK-së.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Ismaili do të marrë pjesë në panelin e FMN-së me temën “Fuqizimi i qëndrueshmërisë së sistemit financiar në kohëra të pasigurive – Ndërtimi i kapaciteteve në vendet në zhvillim dhe në tranzicion”.

Gjithashtu, gjatë vizitës, Guvernatori Ismaili së bashku me katër guvernatorët e bankave qendrore të rajonit do të nënshkruajnë me Guvernatorin e Bankës së Italisë, z. Panetta, Letrën e Qëllimit për zhvillimin e sistemit të pagesave të shpejta (instant) – TIPS Clone.

Me ftesën e FMN-së, Guvernatori Ismaili do të prezantojë edhe zhvillimet kryesore në ekonominë e Kosovës, si dhe perspektivat rajonale dhe evropiane në forumin ekskluziv të organizuar nga Departamenti për Evropën i FMN-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz