BallinaLajmeHamiti: Qytetarët e kanë kuptuar se VV-ja dhe Albin Kurtit e kanë...

Hamiti: Qytetarët e kanë kuptuar se VV-ja dhe Albin Kurtit e kanë katandisur Kosovën keq

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se rezultati i zgjedhjeve kanë treguar se qytetarët e kanë kuptuar se VV-ja dhe Albin Kurtit e kanë katandisur Kosovën keq.

Duke përmendur sanksionet e ShBA-së dhe BE-së, ai ka ironizuar duke thënë se ky është ndryshimi që ka sjell VV-ja.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këtë ndryshim nuk e duan qytetarët e Kosovës.

“Siç e dëshmojnë rezultatet e zgjedhjeve të djeshme, qytetarët po e kuptojnë gjithnjë e më shumë se Vetëvendosja e Albin Kurtit e ka katandisur Kosovën keq. Jemi nën sanksione të BE-së tash e 838 ditë për fajin e politikave të tyre. Po ashtu, SHBA-të e pezulluan Dialogun Strategjik me Kosovën për fajin e tyre. Korrupsioni masiv qeveritar s’ka të ndalur. Nuk ka funksionim kushtetues të institucioneve. Ky është ndryshimi që e sollën këta. Këtë ndryshim nuk e duan qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz