back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmeVotat e mërgimtarëve përcaktuese nëse do të ketë balotazh në këto pesë...

Votat e mërgimtarëve përcaktuese nëse do të ketë balotazh në këto pesë komuna

Të ngjajshme

Owen kritikon Salahun pas komenteve të tij

Ylli i futbollit, Mohamed Salah ka marrë vëmendje kohët...

Kushtrimi këndon hitin e Shpatit, fytyra e Labit të thyen zemrën

Një situatë sa e rastësishme aq edhe rrëqethëse është...

Gërvalla dhe Peci japin lajmin: Analisti Blerim Gashi aderon në GUXO

Partisë GUXO i është bashkuar edhe analisti i njohur,...

Alpinisti lë të dashurën vetëm në malin më të lartë të Austrisë, ajo ngriu për vdekje

Autoritetet austriake kanë identifikuar 33-vjeçaren, Kerstin Gurtner si gruan...

Votat e ardhura më postë nga mërgimtarët tanë pritet të jenë përcaktuese për disa komuna, nëse do të ketë balotazh apo jo.

Në komunat si Gjilan, Gjakovë, Junik, Klinë dhe Han i Elezit votat e mërgimtarëve mund të vendosin nëse do të zhvillohet raund i ri i votimeve më 9 nëntor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar mbi 33 mijë vota me postë, të cilat do të verifikohen dhe numërohen pas përfundimit të numërimit të votave për këshilltar komunal.

Në Gjilan, kandidati i VV-së, ka fituar 49.79% të votave, i pasuar nga Arbër Ismajli i LDK-së më 34.24%.

Në Gjakovë, Ardian Gjini kryeson me 47.74% të votave, pas tij vjen Arbër Gola i VV-së, me 32.82%.

Në Junik Ruzhdi Shehu i LDK-së, pret që të kaloj pa balotazh me votat e mërgimtareve.

Njëjtë pret edhe Zenun Elezaj i AAK-së në Klinë që ka fituar 48.04% të votave.

Ndërkohë që Mehmet Ballazi i PDK-së në Han të Elezit e ka shpallur fitoren pa balotazh me 50.94% të votave, por që votat e diasporës do të jenë vendimtare nëse do të ketë proces të ri zgjedhor apo jo./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz