back to top
Tuesday, October 14, 2025
BallinaLajmeKërkim-Shpëtimi i Kosovës në angazhim human: Po intervenojmë në një zonë malore...

Kërkim-Shpëtimi i Kosovës në angazhim human: Po intervenojmë në një zonë malore për një person

Të ngjajshme

Pse Lista Srpska mori më pak vota se në zgjedhjet tjera, dy janë arsyet sipas Rada Trajkoviq

Politikanja serbe, Rada Trajkoviç, ka thënë se arsyeja pse...

Fotografimi i votës dhe ryshfeti, incidentet që u shënuan në ditën e zgjedhjeve

Zgjedhjet lokale të 12 tetori nuk kaluan pa incidente. Ndonëse...

Brenda 3 muajsh, arrestohen 52 persona për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës njofton se përmes Drejtorisë për Hetimin...

Festa e golave me simbolin e shqiponjës nga Rey Manaj dhe Fisnik Asllani

Në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026, Rey Manaj shënoi...

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se janë angazhuar në një intervenim mjekësor urgjent në veri të vendit.

Siç bëjnë të ditur nga kjo shoqatë, intervenimi për ndihmë ndaj një personi të komuniteti serb po bëhet në një zonë të thellë malore, me qasje të vështirë.

Derisa shtojnë se ky angazhim përbën dëshmi të përkushtimit human dhe profesional të Shoqatës sonë për t’u përgjigjur ndaj çdo rasti, pa dallim etnie.

“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është aktualisht e angazhuar në një intervenim mjekësor urgjent në veriun e vendit, në një zonë të thellë malore me qasje të vështirë. Ekipet tona po punojnë për të ofruar ndihmë mjekësore emergjente ndaj një personi të komunitetit serb, i cila ka nevojë për trajtim të menjëhershëm shëndetësor. Ekipi mjekësor nga SHKKSH është në terren për stabilizimin dhe transportin e pacientit drejt institucioneve shëndetësore”, njoftojnë nga Shoqata e Kërkim  Shpëtimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz