Eugen Cakolli nga DNV, i ftuar në T7 ka folur për zgjedhjet e sotme që po mbahen në komuna.
Ai ka thënë se procesi ka qenë i qetë dhe se kjo tregon nivel të lartë të një kulture të mirëfilltë politike.
‘‘Përgjithësisht ka qenë një ditë e qet, tregon një nivel relativisht të lartë të një kulture të mirëfilltë politike. Unë besoj që në radhë të parë që një pjesëmarrje e tillë, do ta tejkaljmoë shifrën prej 40/42 % të pjesëmarrjes së votueseve’’, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se do të duhej që KQZ-ja, deri në orën 22 të ketë rezultatet për mbi 70 për qind të komunave në nivel vendi.
‘‘Shpresoj që ta bëjë KQZ, sepse DNV s’do të dalë me rezultate sonte. Por unë besoj që përvoja nga dështimi i fundit, besoj që kësaj here nuk do të kemi rezultate gabim. Procesi është dukshëm më i thjeshtë, dhe kryesisht interesi i publikut është vetëm tek votat për kryetar. Unë pres që reztultatet sidomos për kryetar të komunave, të fillojnë të dalin maksimalisht gjysmë ore pas mbylljes së procesit të votimit. Besoj që KQZ-ja më se largu deri në ora 22 do të duhej të kishte trendët, ose edhe rezultatet për mbi 70/80 % të komunave në nivel vendi’’, ka thënë ai.,
Në fund ai ka thënë edhe se, mangësitë apo parregullsitë kanë qenë raste të izoluara.
‘‘Thash që kemi të bëjmë me një proces relativisht të qetë, edhe ato mangësi dhe parregullsi janë të izoluara’’, ka thënë Cakolli mes tjerash. /GazetaExpress