BallinaLajme“Ethet e VV-së”, edhe Kurti del me thirrje për qytetarët për të...

“Ethet e VV-së”, edhe Kurti del me thirrje për qytetarët për të votuar: Ta shfrytëzojmë këtë ditë të rëndësishme, për t’i dhënë drejtim të mirë komunave tona

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përmes një video mesazhi ka dal me thirrje për qytetarët për të dal për të votuar.

Ai ka thënë qytetarëve që t’i ftojnë familjarët, miqtë dhe të afërmit që të dalin sa më shumë për të votuar, shkruan lajmi.net.

“Ta shfrytëzojmë këtë ditë të rëndësishme të demokracisë për t’i dhënë drejtim të mirë komunave tona dhe të ardhmes sonë të përbashkët. Nga Prizreni në Mitrovicë, nga Gjakova në Gjilan, nga Peja në Ferizaj, e deri në kryeqytetin tonë, Prishtinë, ashtu që të ndihet fuqia juaj në mbarë Republikën!”, ka thënë Kurti.

Si duket, Lëvizja Vetëvendosje nuk janë të sigurt për një rezultat pozitiv të kandidatëve të partisë së tyre, pasi që të gjithë po bëjnë thirrje për dalje të qytetarëve për të votuar. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz