back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaLajmeAmbasadori britanik viziton Zveçanin: Është e mrekullueshme t’i shohësh njerëzit që dalin...

Ambasadori britanik viziton Zveçanin: Është e mrekullueshme t’i shohësh njerëzit që dalin për të votuar

Të ngjajshme

Podujeva shkon në balotazh, ja cila parti prinë me vota (Foto)

Sipas Exit pollit të  Klan Kosovës në komunën e...

Në Gjilan dhe Kamenicë dyshohet për cenim të fshehtësisë së votimit

Kosova është në minutat e fundit të përmbylljes me...

Kombëtarja e Shqipërisë i nis përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë

Pas fitores së madhe mbrëmë ndaj Serbisë në Leskovc,...

Pak minuta para mbylljes së votimeve ndalet rryma në disa vendvotime në Obiliq

Pak minuta se të mbyllen qendrat e votimit është...

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vizitoi sot komunën e Zveçanit në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen në 38 komunat e vendit.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, Hargreaves përshëndeti pjesëmarrjen qytetare në procesin zgjedhor.

“Është e mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për Kosovën, njerëz që e shprehin vullnetin se kush do t’i përfaqësojë ata për çështjet që i shqetësojnë më së shumti në jetën e përditshme”, tha ambasadori.

Ai bëri të ditur se do të vizitojë edhe komuna të tjera gjatë ditës, duke shprehur dëshirën që të shohë pjesëmarrje sa më të madhe.

“Shpresoj të shoh shumë njerëz që votojnë”, shtoi Hargreaves.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz