Procesi zgjedhor në qendrën e votimit në shkollën “Arif Shala” në Zabel të Ulët të Drenasit po ecën i rregullt, me përjashtim të një incidenti të vogël në të cilin ka ndërhyrë policia.
Lajmi është bërë i ditur nga Afrim Fejzullahi, drejtori i shkollës “Arif Shala” në Zabel të Ulët, i cili me këtë rast ka bërë të ditur edhe numrin e votuesve deri në orën 11:00 në këtë qendër votimi.
“Procesi ka shkuar gjithçka në rregull, përveç një incidenti të vogël që kemi pasur. Policia ka ndërhyrë në mënyrë të shpejtë. Incidenti, nëse mund ta quajmë ashtu, ka ndodhur në oborrin e shkollës…Ne nuk kemi informata, policia ka shkuar brenda lokalit të shkollës me këtë rast… Deri në orën 11:00 kemi pasur dalje 228 qytetarë. Tashmë para gjysmë ore janë 484 që kanë dalë në votim”, ka thënë.