back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaLajmeKurti: Ftoj qytetarët të votojnë, të bëhen hisedar në zgjidhjen e problemeve...

Kurti: Ftoj qytetarët të votojnë, të bëhen hisedar në zgjidhjen e problemeve që kanë

Të ngjajshme

Voton ish-presidentja Atifete Jahjaga

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka ushtruar të drejtën e saj...

Dy persona intervistohen në Dragash, tentuan të ndikojnë në procesin zgjedhor

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth...

Dimal Basha e hedh votën për herë të parë si kryeparlamentar

Kryeparlamentari Dimal Basha ka votuar në zgjedhjet lokale. Basha njoftoi...

Kryeministri në detyrë  i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ushtruar të drejtën e tij të votës sot në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbahen në gjithë vendin.

Kurti votoi në “Fakultetin Juridik” në Prishtinë, ku pas votimit bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve në këtë proces demokratik, raporton lajmi.net

“Sot votojmë për të vendosur për katër vitet e ardhshme për komunat tona – për shkollën, për ujin, për shëndetin e qytetarëve dhe të fshatrave ku jetojmë. Përveçse qytetarë të Kosovës, jemi edhe banorë të komunës. I ftoj qytetarët, pa dallim, ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të bëhen pjesëmarrës në zgjidhjen e problemeve që kanë, për të plotësuar nevojat e tyre,” tha Kurti para mediave./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz