back to top
Saturday, October 11, 2025
BallinaLajmeJusuf Azemi: Mbi 350 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova gjatë pesë...

Jusuf Azemi: Mbi 350 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova gjatë pesë vieteve të fundit

Të ngjajshme

Rama dhe Lushaku-Sadriu po festojnë për Shqipërinë, në qendër të Prishtinës

Në një nga lokalet e kryeqytetit, njëjtë sikurse kudo...

Besnik Osmani: Tani është koha për të vepruar – bashkë e çojmë Fushë Kosovën përtej!

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të...

Shehu emocionohet nga përkrahja e junikasve: Fitojmë pa balotazh

Kandidati për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka falënderuar...
- Advertisement -

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat ka deklaruar se numri i qytetarëve të larguar nga Kosova është shumë më i lartë se shifrat zyrtare.

Sipas tij, 350 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova gjatë pesë viteve të fundit.

“Kjo shifër është mbi 350 mijë por 200 mijë janë njerëz të cilët kanë gjetur vende pune kryesisht në Gjermani. Shpeshherë kur i japim disa shifra për udhëheqësit e shtetit, ne po i fryjmë këto shifra. Pjesa dërrmuese e këtyre ikjeve kanë qenë punëtorët të sektorit privat, por edhe në publik”, thotë Azemi.

Sipas tij, paga mesatare nuk mjafton për një jetë dinjitoze.

Ai thotë se mungesa e sigurisë në punë dhe perspektivës ka shtyrë mijëra qytetarë të kërkojnë të ardhme jashtë vendit.“A ka mundësi të më tregoj dikush se a mund të bëjë bazë jetese dikush me këto paga që po merren sot dhe a mund të mbijetoj dikush me 600 euro pagën mesatare. Punëtorët kanë pritë që do të bëhet më mirë por e kanë kuptuar që nuk ka paga të mira, as siguri në punë, as sigurime. As nuk ka pas dhe as nuk ka perspektivë me jetu në Kosovë”, ka deklaruar ai për Front Online.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz