BallinaLajmeRamadani: Ka kryetarë komunash, por s’do të ketë Qeveri Kurti 3

Ramadani: Ka kryetarë komunash, por s’do të ketë Qeveri Kurti 3

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Analisti dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare, por pa gjasa që Albin Kurti të sigurojë një mandat të tretë si kryeministër.

Në një postim në rrjetet sociale, Ramadani tha se “nesër Kosova voton për zgjedhjet lokale” dhe parashikoi që nga 9 deri në 11 komuna do të zgjedhin kryetarët e tyre që në rundin e parë – duke përjashtuar 11 komunat me shumicë minoritare.

Duke folur për zgjedhjet parlamentare që po afrohen, ai u shpreh se “Kuvendi i Kosovës nuk do të zgjedhë Qeveri Kurti 3”, duke shtuar se Kurti aktualisht nuk ka më shumë se 56 vota të deputetëve në Kuvend.

Postimi i plotë:

Ka Kryetarë Komunash – nuk ka Qeveri Kurti 3!
Nesër Kosova voton për zgjedhjet lokale. Pres që 9 deri 11 komuna do të zgjedhin Kryetarët në rundin e parë, pra nesër! (Qartësim: heq këtu 11 me shumicë minoritare)
Ndërsa, zgjedhjet parlamentare po afrohen (më në fund!) Kuvendi i Kosovës nuk do të zgjedh Qeveri Kurti 3.
Kurti tash nuk ka më shumë se 56 vota të deputetëve në Kuvend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz