BallinaLajmeFerit Idrizi: Projekti 10 milionë euro në energji të pastër, hap i...

Ferit Idrizi: Projekti 10 milionë euro në energji të pastër, hap i madh për Vushtrrinë

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati për një mandat të dytë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferit Idrizi, ka vënë sot gurthemelin për ndërtimin e parqeve solare në territorin e komunës, një projekt që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe energjetik të Vushtrrisë.

Ky investim, me kapacitet prej 22 megavatësh dhe vlerë prej 10 milionë euro, do të realizohet nga kompanitë Esha Energy dhe Mdynamic Solutions, me investitorët Bekim Shyti dhe Arten Bajrushi.

Kryetari Idrizi theksoi se projekti është pjesë e vizionit të tij për një Vushtrri moderne, të zhvilluar dhe të gjelbër:

“Ky është një hap konkret drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Parqet solare do të hapin vende të reja pune, do të sjellin energji të pastër dhe do ta bëjnë komunën tonë shembull në nivel vendi për investime të gjelbra,” deklaroi Idrizi.

Komuna e Vushtrrisë ka ofruar mbështetje të plotë për realizimin e këtij projekti, i cili pritet të përfundojë në disa faza dhe të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve lokale të prodhimit të energjisë së rinovueshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz