
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, Hajdar Beqa, së bashku me kandidatin për kryetar të komunës, Ervin Shabani, kanë takuar banorët e fshatit Molliq të Gjakovës.
Pas takimit, Beqa ka shkruar në rrjetin social “Facebook”: “Sonte, Molliqi vulosi fitoren! Në një atmosferë plot entuziazëm dhe energji, banorët e Molliqit treguan qartë mbështetjen e tyre të fuqishme për kandidatin për kryetar të komunës, z. Ervin Shabani, dhe kandidatin për Kuvendin Komunal, z. Lulzim Goqi.
Molliqi sonte tregoi se është i bashkuar dhe ka vendosur për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë për ndryshim, bashkë për zhvillim!”