back to top
Saturday, October 11, 2025
BallinaLajmeZgjedhja e Rashiq, Peci: Do të ketë pasoja për Kosovën, një e...

Zgjedhja e Rashiq, Peci: Do të ketë pasoja për Kosovën, një e drejtë kushtetuese u mohua me të dyja këmbët

Të ngjajshme

Mbajti mbledhje elektronike/ Këto janë të gjitha vendimet që mori sot qeveria

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur...

Muriqi: Nuk duhet nënçmuar kjo pikë, ndaj Suedisë jemi 100% të gatshëm

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka folur...

Kosova sonte fitoi një ”yll”, Albian Hajdari më i vlerësuari kundër Sllovenisë

Pavarësisht barazimit 0-0 me Slloveninë, Kosova sonte fitoi një...

Muslija: Na mungoi vetëm goli ndaj Sllovenisë, duam pikët e plota ndaj Suedisë

Futbollisti Florent Muslija është prononcuara pas ndeshjes. Ai tha se...
- Advertisement -

Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar rreth zgjedhjes së Nenad Rashiqit, nënkryetar i Kuvendit. Ai ka vlerësuar se vendimi në fjalë do të sjellë pasoja për Kosovën.

I njëjti ka vlerësuar edhe se një e drejtë kushtetuese, e që është përfaqësimi i shumicës së komunitetit serb, është mohuar me të dyja këmbët.

Peci, në reagimin e tij ka deklaruar edhe se, në qoftë se vendimi i sotëm, nuk do të dërgohet në Kushtetuese, atëherë, siç ka deklaruar ai, do të do të krijohet një precedent, i cili sipas tij, do të ketë implikime te thella në demontimin tanimë të filluar te demokracisë parlamentare.

Postimi:

Vendimi i sotshem per zgjedhjen e nenkryetarit te Kuvendit nga komuniteti serb, do te kete pasoja per Kosoven.

Sot, nje nga te drejtat kushtetuese te perfaqesimit se shumices se komunitetit serb, gjegjesisht ajo e perfaqesimit ne Kryesine e Kuvendit ju mohua me te dyja kembet, pavaresisht se cfare mund te mendojme per Listen Serbe, derisa ajo eshte legale dhe legjitime.

Mos te harrojme se kjo e drejte nuk ju mohua shumices shqiptare, dhe per ata qe duhet me ju vizatuar, per kete arsye AAK nuk ka perfaqesues ne Kryesine e Kuvendit.

A mund ta mendoni situaten sikur kjo e drejte e perfaqesimit t’i mohohej permes votave VV-se dhe t’i jepet AAK-se. Ekuivalenti eshte i njejte, me votimin e sotshem per Rashiqin!

Nese ky vendim nuk dergohet ne Gjykaten Kushtetuese nga LS, do te krijohet nje precedent, i cili do te implikime te thella ne demontimin tanime te filluar te demokracise parlamentare, dhe me kete edhe lekundjen e themeleve te shtetit te Kosoves!

Logjika politike qe per “inati te rese (LS), le te me vdes djali (shteti) po e dergon vendin tone ne nje rruge ne te cilen jemi duke shkuar me vetedije! E kjo rruge nuk eshte e hajrit per cdo qytetar qe e konsideron veten patriot te Republikes se Kosoves!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz