BallinaLajmeKQZ akrediton 28 media vendore dhe ndërkombëtare

KQZ akrediton 28 media vendore dhe ndërkombëtare

Të ngjajshme

Zgjedhjet- Haxhiu takon sot përfaqësuesit e partive politike

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka ftuar...

Çitaku: Reagimi qytetar e ndali skenarin e LVV-së për përmbysje kushtetuese

Sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku, mbrëmë në emisionin Rubikon...

Dronët rusë sulmuan Odessën, 18 të plagosur

Dronët rusë sulmuan qytetin jugor ukrainas të Odesës gjatë...

Theret me thikë një person në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

Një person është therë me thikë mbrëmë rreth orës...

Kujtim Shala mohon se është larguar nga LDK: Nëse LDK mbetet me një anëtar, ai jam unë

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, ka mohuar së është...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e 66-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për akreditimin e 28 mediave vendore dhe ndërkombëtare për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Pas mbledhjes paraprake të KQZ-së, më 9 tetor 2025, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike rekomandoi për akreditimin e organizatave vëzhguese pas një vlerësimi të dokumentacioneve të dorëzuara me rastin e aplikimit dhe informatave në dispozicion nga burimet, si: Këshilli i Pavarur për Media dhe Këshilli i Mediave të Shkruara në Kosovë.

A. Mediat vendore:

1.     RTV PULS D.O.O, 7 vëzhgues;

2.     Radio KM, 5 vëzhgues;

3.     TV Most DOO, 13 vëzhgues;

4.     Kontakt Kosovska Mitrovica/Kontakt Plus radio, 9 vëzhgues;

5.     TV Gracanica, 9 vëzhgues;

6.     Lekë Musolli B.I., 3 vëzhgues;

7.     Raporto24.com, 1 vëzhgues;

8.     Radio Kim, 6 vëzhgues;

9.     GracanicaOnline.info, 4 vëzhgues;

10. Alternativna, 1 vëzhgues;

11. TV Herc, 9 vëzhgues;

12. Vendi Sot, 1 vëzhgues;

13. Expose Media, 7 vëzhgues;

14. Medija centar Caglavica, 4 vëzhgues;

15. E Perditshmja BotaSote Re, 1 vëzhgues;

16. Mitropol Media Sh.P.K, 2 vëzhgues;

17. R Media L.L.C., 2 vëzhgues;

B. Mediat ndërkombëtare:

18. PRVA TV, Beograd, 2 vëzhgues;

19.Nova.rs Beograd, Srbija, 1 vëzhgues;

20. Mondo INC d.o.o. / Kurir televizija, 2 vëzhgues;

21. Tanjug novinska agencija, 5 vëzhgues;

22. VideoPlus doo, 2 vëzhgues;

23. Radio-televizija Srbije, 8 vëzhgues;

24. Danas, 1 vëzhgues;

25. Insajder televizija, 2 vëzhgues;

26. Nina Media Kliping, 1 vëzhgues;

27. Rtv Vojvodina, 2 vëzhgues; dhe

28. MTVA – Državna Mađarska Televizija, 2 vëzhgues.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz