back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeShefja e BE-së javën e ardhshme viziton Kosovën

Shefja e BE-së javën e ardhshme viziton Kosovën

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen do të qëndrojë në Kosovë më 15 tetor, konfirmoi Komisioni Evropian.

Vizita e fundit në Kosovë e shefes së BE-së ishte në tetor të vitit të kaluar.

Në faqen e Komisionit Evropian është publikuar agjenda e cila tregon se Von der Leyen do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Ndërkaq, çështjet që do të diskutohen, nuk janë bërë publike.

Ajo do të vizitojë edhe shtetet e tjera të rajonit. Von der Leyen do të qëndrojë në Tiranë, më 13 tetor, ku do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe me kryeministrin Edi Rama.

Më pas, ajo do të vizitojë Malin e Zi ku do të takoje krerët e shtetit, ndërkaq një ditë më vonë do të vizitojë Bosnje e Hercegovinën.

Ursula von der Leyen do të shkojë edhe në Beograd, më 15 tetor, para vizitës në Kosovë.

Pas Kosovës, shefja e BE-së takon liderët në Maqedoninë e Veriut.

Vizita e Von der Leyen në rajon do të shërbejë gjithashtu si një rast për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi Evropian ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat ishin vendosur në vitin 2023 si pasojë e rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës që banohet me shumicë serbe.

Të Fundit

Sport

ShowBiz