BallinaLajmeRritet shuma e asistencës sociale për familjet në nevojë, Murati jep detaje

Rritet shuma e asistencës sociale për familjet në nevojë, Murati jep detaje

Të ngjajshme

Mario Mitaj asiston në Arabi

Skuadra e Al Ittihadit ka kaluar në epërsi ndaj...

Haxhiu takon kreun e KQZ-së Kreshnik Radoniqin, diskutohen hapat për shpalljen e zgjedhjeve të reja

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu,...

KQZ në pritje të datës së zgjedhjeve, Elezi tregon vendimin e parë që pritet të merret

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka...

Goditi kundërshtarin me grusht, portieri i Zaragozas merr dënim të rëndë

Federata spanjolle e futbollit ka dënuar portierin e Real...

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar një vendim të ri për familjet përfituese të asistencës sociale.

Murati ka bërë me dije se të gjitha familjet që përfitojnë nga kjo ndihmë, nga ky muaj do të rritet për 20% shuma e asistencës sociale, shkruan IndeksOnline.

“Nga kjo rritje përfitojnë familjet që aktualisht janë në skemën e asistencës sociale të rregullt, si dhe familjet që janë në skemën pilotuese të Reformës Sociale (SAS)” u shpreh Murati.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Rritjen ekonomike dhe rritjen e buxhetit ne si Qeveri çdoherë e kemi ndarë me qytetarin, e sidomos me ata që kanë më së shumti nevojë.

Prandaj, duke filluar nga ky muaj, shuma e asistencës sociale do të rritet për 20% për të gjitha familjet që janë përfituese të asistencës sociale.

Nga kjo rritje përfitojnë familjet që aktualisht janë në skemën e asistencës sociale të rregullt, si dhe familjet që janë në skemën pilotuese të Reformës Sociale (SAS).

Ne vazhdimisht kemi synuar mbështetjen e atyre që kanë më së shumti nevojë edhe përmes masave tjera siç janë Qeveria për Familjet, apo edhe reforma e skemës sociale e cila tani inkurajon punësimin dhe qëndrushemërinë afatgjatë financiare të familjeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz