BallinaLajmePolicia e Kosovës mban takim gjithëpërfshirës për zbatimin e planit operativ të...

Policia e Kosovës mban takim gjithëpërfshirës për zbatimin e planit operativ të zgjedhjeve lokale 2025

Të ngjajshme

Zbulohet në Zvicër një rrjet mashtruesish të “romance scam”, arrestohen 10 persona

Policia zvicerane ka arrestuar dhjetë persona të martën në...

Policia në Gjakovë arreston në flagrancë një të dyshuar për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se përmes kanaleve zyrtare...

Muriqi mungon në stërvitje, në dyshim për ndeshjen ndaj Gironas?

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka munguar në stërvitjen e...

Haxhiu çon ftesa te partitë për takim nesër

Haxhiu nesër nis konsultimet për caktimin e datës së...

Në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës është mbajtur një takim zyrtar gjithëpërfshirës për zbatimin e planit operativ “Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës”.

Në takim morën pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, menaxhmenti i lartë dhe drejtorët e departamenteve të PK-së, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë Prokurorinë e Shtetit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), KFOR-in, EULEX-in, OSBE-në dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Gjatë takimit u prezantuan planifikimet dhe vlerësimet për angazhimin policor në garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si dhe bashkërendimi i aktiviteteve të përbashkëta sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Pjesë e diskutimeve ishin edhe masat për të siguruar një atmosferë të qetë dhe të sigurt që garanton të drejtën e votës për të gjithë qytetarët. U theksua se çdo vepër penale që cenon të drejtën e votimit do të ndiqet dhe procedohet në përputhje me ligjin, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.

Policia e Kosovës ritheksoi përkushtimin e saj për të vepruar në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme gjatë gjithë procesit zgjedhor. Qytetarët u inkurajuan të bashkëpunojnë me institucionet kompetente dhe të raportojnë çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me zgjedhjet apo çështje të tjera të sigurisë përmes linjës telefonike 192, adresës elektronike [email protected] apo në stacionin më të afërt policor.

Komunikata e plotë: 

Takim zyrtar gjithëpërfshirës lidhur me zbatimin e planit operativ “Zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës”

Prishtinë, më 10 tetor 2025

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës u mbajt takim zyrtar lidhur me planifikimet dhe angazhimin e Policisë në zbatimin e planit operativ “Zgjedhjet lokale 2025”, të cilat do të mbahen me datën 12 tetor 2025.

Në këtë takim kanë marrë pjesë menaxhmenti i lartë, në krye me drejtorin e Përgjithshëm të PK-së kolonel Gazmend Hoxha, drejtorët e departamenteve si dhe udhëheqës e përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare nga Prokuroria e Shtetit, KQZ-ja, KFOR-i, EULEX-i, OSBE-ja, zyra e BE-së në Kosovë etj.

Të pranishmit janë njoftuar lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet policore, në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si dhe për bashkërendimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta të parapara sipas marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të institucioneve kompetente vendore, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Ndër të tjera pjesë e diskutimit ishte krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt, me qëllim të ushtrimit të së drejtës së votimit të lirë për të gjithë qytetarët, si edhe inicimi e procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjes së të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente dhe njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor apo edhe jashtë tyre, përmes linjës fikse dhe mobile: 192 ose në adresën elektronike [email protected] si dhe në stacionet më të afërta policore./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz