back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeBasha e lajmëron për së dyti konstituimin e Kuvendit, kësaj here pas...

Basha e lajmëron për së dyti konstituimin e Kuvendit, kësaj here pas zgjedhjes së Rashiq

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka dalë me një njoftim në profilin e tij për zgjedhjen e deputetit Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb. Basha ka thënë se me këtë vendim, kuvendi i Kosovës është konstituuar plotësisht.

Basha ka shkruar se tashmë Kuvendi ka përbërje të plotë dhe ka falënderuar deputetët e Kuvendit që mundësuan procesin e finalizimit të konstituimit.

Dimal Basha e kishte konsideruar të konstituuar Kuvendin e Kosovës edhe javë më parë kur dështoi të zgjidhet nënkryetari i pestë dhe kur nuk u votua as Nenad Rashiq.

Megjithatë vendimi i Gjykatës Kushtetuese kishte konstatuar se Kuvendi s’ishte konstituuar dhe si rrjedhojë është mbajtur edhe seanca e sotme konstituive./Express/

Postimi i plotë i Bashës:  

Të dashur qytetarë,

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot, me 71 vota për, Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi deputetin Nenad Rashiq në pozitën e Nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, dhe me këtë vendim Kuvendi i Republikës së Kosovës është konstituuar plotësisht.

Pas një periudhe të gjatë, Kryesia e Kuvendit është tashmë e kompletuar në përbërje të plotë, ashtu siç parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Kuvendit.

Falënderoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që me votat e tyre mundësuan konstituimin e plotë të Kuvendit në legjislaturën e IX-të.

Të Fundit

Sport

ShowBiz