back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeDimal Basha pas konstituimit të Kuvendit: Faleminderit qytetarëve për durimin – tani...

Dimal Basha pas konstituimit të Kuvendit: Faleminderit qytetarëve për durimin – tani mund të fillojmë punën

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar pas votimit të nënkryetarit nga komuniteti serb, duke konfirmuar se Kuvendi është tashmë zyrtarisht i konstituuar.

Ai falënderoi deputetët për votimin dhe qytetarët për durimin e treguar gjatë gjithë kësaj periudhe të zvarritjes institucionale.

“Me 71 vota për, kemi zgjedhur nënkryetarin e fundit dhe rrjedhimisht kemi konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i cili ka filluar me 15 prill të këtij viti. Jam këtu për t’i falënderuar deputetët e Kuvendit që kanë mundësuar votimin e kryetarit të pestë dhe tani e tutje, Kuvendi mund të vazhdojë punën e vet,” tha Basha.

Ai shtoi se e kupton shqetësimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kishte ngritur dyshime për mënyrën e votimit, por siguroi se “procedura ka qenë në rregull” dhe se “secilit kandidat i është dhënë mundësia të votohet nga tri herë.”

Ky votim i hap rrugë funksionalizimit të plotë të legjislativit, pas muajsh bllokadash e përplasjesh politike për përfaqësimin e komuniteteve në kryesinë e Kuvendit./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz