back to top
Saturday, October 11, 2025
BallinaLajmeRushit Jeta: Jam kandidat i përkushtuar për një Skenderaj me zhvillim e...

Rushit Jeta: Jam kandidat i përkushtuar për një Skenderaj me zhvillim e përgjegjësi (FOTO)

Të ngjajshme

- Advertisement -

Rushit Jeta, kandidat për Asamblenë Komunale në Skenderaj me numrin 20, vjen me një përvojë të pasur në arsim, menaxhim dhe udhëheqje, duke synuar të jetë zëri i qytetarëve për ndryshime të prekshme dhe zhvillim të qëndrueshëm në komunën tonë.

Me një formim të gjerë akademik – Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridik dhe studimet e magjistraturës në Menaxhim dhe Udhëheqje në Arsim – Rushiti ka ndërtuar një karrierë të përkushtuar ndaj dijes dhe brezit të ri.

Gjatë viteve të punës, ai është shquar për përgjegjësi dhe profesionalizëm, fillimisht si mësimdhënës, e më pas për dhjetë vite si drejtor i ShFMU “Shaban Jashari” në Skenderaj, ku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ngritjen e cilësisë në arsim dhe përmirësimin e kushteve të punës në shkolla. Prej dy vitesh, Rushiti ushtron me përkushtim detyrën e Këshilltarit të Karrierës, duke ndihmuar të rinjtë të gjejnë rrugën e tyre profesionale.

Tani, me këtë përvojë të çmuar dhe vizion të qartë për të ardhmen, ai synon të kontribuojë në nivel më të gjerë – për arsim më cilësor, shërbime komunale më efikase dhe udhëheqje me transparencë e përgjegjësi.

“Besoj në bashkëpunim, ndershmëri dhe zhvillim të qëndrueshëm. Skenderaji meriton më shumë, dhe unë jam i përkushtuar ta bëjmë këtë së bashku,” thekson Rushit Jeta.

Me numrin 20, zgjidhni përvojën, përkushtimin dhe vizionin.
Zgjidhni Rushit Jetën – për një Skenderaj më të mirë për të gjithë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz