back to top
Friday, October 10, 2025
BallinaLajmeDëshmitari të cilin Naimi e thirri në telefon menjëherë pas vrasjes së...

Dëshmitari të cilin Naimi e thirri në telefon menjëherë pas vrasjes së Liridonës, tregon krejt çka i tha” Më thirri me një numër tjetër

Të ngjajshme

“Kosova duhet të ketë kapacitete për t’u mbrojtur”

Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS),...

Kosova gati për Slloveninë, ”Dardanët” luajnë me fanellat e kaltërta, pamje nga zhveshtorja

Përfaqqësuesja e Kosovës sonte luan ndeshjen ndaj Sllovenisë, e...

Mësuesi në Asamble, Bahri Behrami synon kuvendin komunal të Vushtrrisë

Bahri Behrami mësimëdhënësi me përvojë dhe aktivisti i shquar,...
- Advertisement -

Seanca në rastin e Liridona Ademajt është duke vazhduar.

Dëshminë e tij në seancë po e vazhdon Valon Lluka.

Lluka është person ii parë që Naim Murseli e kontaktoi menjëherë pas vrasjes së bashkëshortes së tij.

Dëshmitari Lluka me këtë rast iu përgjigj pyetjeve të prokurores, duke zbardhur momentet e para pas ngjarjes tragjike.

Prokuroria: “A jeni i vetëdijshëm që ju jeni personi i parë që Naim Murseli ka kontaktuar pas vrasjes së bashkëshortes së vet?” Dëshmitari: “Po.”

Prokuroria: “A mund të kujtoheni, kur ju ka thirrë Naimi, a ju ka thënë prej nga po thërret”:

Dëshmitari: “Nuk më ka thënë prej nga më thërret, nuk më kujtohet”.

Prokuroria: “A ju ka thënë në bisedën e parë që bashkëshortja Liridona i është vrarë?”

Dëshmitari: “Po, e ka cekur që na kanë gjuajtur dhe na kanë vrarë në këtë formë”.

Prokuroria: “Kur ju ka thënë këtë, a e keni ditur nga telefoni kujt po ju thërret”?

Dëshmitari: “Jo, nuk ka qenë telefoni i tij. Më ka thirrur me një numër i cili në fund përfundon me numrin 417. Nuk ju kam lajmëruar, nuk e kam njohur numrin saktësisht, ora ka qenë 8:32 minuta. Urgjent çele, urgjente Naimi”. “Çele, çele,çele”, tregon dëshmitari para trupit gjykues.

Dëshmitari: “Ja kam kthyer, më falni, cili Naim, se jam me mysafirë”. Dëshmitari: “Murseli, o Valon, na kanë vrarë…” Ka qenë shkrim i paqartë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz