back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaRegjionaleDrenasBISEDË MILIONËSHE Incizimi i Lladrovcit për ndërtime milionëshe në pronë të komunës

BISEDË MILIONËSHE Incizimi i Lladrovcit për ndërtime milionëshe në pronë të komunës

Të ngjajshme

Numri 130 i takon PDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin...

Jehona Lushaku – Sadriu garon sërish për deputet

Jehona Lushaku Sadriu ka vendosur që të kandidoj sërish...

LDK futet në zgjedhje me numër 123

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garoj më numrin...

Vdes ish-pronari i Liverpoolit

Ka ndërruar jetë ish-pronari i Liverpoolit, Tom Hicks. Hicks, vdiq...

Krasniqi pas aderimit të Hasanit: Një vlerë e shtuar për PDK-në

Ish-kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas aderimit...

“I fiton 15 milionë… 4 mijë metra unë t’i shtoj mbindërtim… 21 milionë po t’jesin qetu…”, audio-incizimi i Ramiz Lladrovcit me Labinot Halilajn dhe bisedat për miliona e prona të komunës

 

Zëri që po dëgjoni në këtë audio-incizim është i Ramiz Lladrovcit, Kryetarit aktual të Komunës së Drenasit.

Këtu, Lladrovci po flet me Labinot Halilajn, një biznesmen që merret me ndërtim. Halilaj është edhe kandidat për asamblenë Komunale në kuadër të Listës “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, e themeluar së fundmi nga Lladrovci. Ai mban numrin 30 në Listë.

Incizimi që është bërë nga dikush i pranishëm në tavolinë ku po diskutoheshin milionat e metrat katrorë pa leje, besohet të jetë bërë në vitin 2024, mes muajve shtator e nëntor.

Bëhet fjalë për ndërtimin e rreth 40 mijë metra katrorë në Komunën e Drenasit.

Lladrovci i premton Halilajt edhe lejim të mbindërtimit.

Biseda mes Lladrovcit dhe Halilajt vazhdon për fitimet e mundshme që dalin nga ky ndërtim. Kryetari i Komunës së Drenasit përpiqet që t’i tregojë se sa milionë është fitimi për tashmë kandidatin e listës së tij për asamble.

Më pas në bisedë vërehet insistimi i Lladrovcit për ta bindur Halilajn se ka leverdi në këtë ndërtim. Në fund të këtij audio-incizimit, Lladrovci shpreh interesimin që edhe vetë ta marrë këtë projekt, i cili thotë se ka përfitim plotë 15 milionë euro.

VOX Kosova ka kontaktuar me Lladrovcin.

Ai ka shkruar edhe në llogarinë e tij në Facebook. Pretendimi i Lladrovcit është se në atë bisedë morën pjesë ish asamblistët e PDK-së, Arigon Sinani, i cili sipas Lladrovcit ka kryer incizim të paligjshëm dhe të cilit duhet t’ia shtroni pyetjet e njëjta, si dhe Hamit Kastratit, Bekim Lestranit, Labinot Halilajt dhe bashkëshortit të ish asamblistes, Ndriçim Cakiqi.

Ne e kemi kontaktuar edhe Labinot Halilajn, që po ashtu dëgjohet në incizim. Ai ka qenë i shkurtër ka thënë se këto janë shpifje.

Kurse Ramiz Lladrovci thotë po ashtu se ekziston audio-incizim më i plotë i kësaj bisede. Ne e ftojmë që sa më parë të na e sjellë në redaksi, për ta publikuar edhe atë version.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz