BallinaLajmeOsmani viziton shkollën fillore “Laura Scotti” në Graboc : Nga viti i...

Osmani viziton shkollën fillore “Laura Scotti” në Graboc : Nga viti i ardhshëm pritet të fillojë edhe mësimi gjithëditor

Të ngjajshme

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka vizituar sot shkollën fillore ‘’Laura Scotti’’.

Sipas Osmanit me renovimin e plotë kjo shkollë ka sjellë kushte moderne dhe të përshtatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Më tutje Osmani thotë se nga viti i ardhshëm në këtë shkollë pritet të fillojë edhe mësimi gjithëditor.

Postimi i plotë:

Shkolla Fillore “Laura Scotti” në Graboc ka përfunduar renovimin e plotë, duke sjellë kushte moderne dhe të përshtatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit. Me pamje bashkëkohore dhe funksionalitet të ri, shkolla tashmë ofron hapësira më cilësore për zhvillimin arsimor.

Ky investim kapital siguron një ambient të ngrohtë dhe motivues për nxënësit, ndërsa nga viti i ardhshëm pritet të fillojë edhe mësimi gjithëditor. Shkolla është e pajisur edhe me kabinete moderne, të cilat do t’i shërbejnë procesit mësimor me standarde më të larta./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz