back to top
Friday, September 26, 2025
BallinaLajmeNdalohen disa raste të kontrabandës në aeroportin “Adem Jashari” – kapen 33...

Ndalohen disa raste të kontrabandës në aeroportin “Adem Jashari” – kapen 33 iPhone 17 Pro Max, parfume dhe mbi 10 mijë euro të padeklaruara

Të ngjajshme

Xabi Alonso jep më shumë detaje rreth rolit të ri të Bellinghamit në skuadër

Xabi Alonso ka sqaruar deklaratat e tij përpara Botërorit...

Don Xhon i shpreh ngushëllime Gjestit dhe familjarëve, merr këtë vendim

Pas vdekjes së vëllait të Gjestit, reperi Don Xhon...

Ajeti: Gjermania vazhdon të mbetet partneri më i qëndrueshëm ekonomik i Kosovës

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka thënë...

Ish-futbollisti kosovar, Albert Kuqi dënohet me 8 vite burg, ishte i akuzuar për kontrabandë droge

Ish-futbollisti kosovar, Albert Kuqi, vëllau i futbollistit Shefki Kuqi,...

Dogana e Kosovës ka identifikuar dhe ndaluar mbi 15 raste të kontrabandës dhe mosdeklarimit të mallrave dhe mjeteve monetare gjatë kontrolleve rutinore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sipas njoftimit zyrtar, rastet janë zbuluar në zonën e arritjes, ku udhëtarë të ndryshëm kanë tentuar të fusin në territorin e Republikës së Kosovës mallra të ndryshme pa i deklaruar sipas detyrimeve ligjore, transmeton lajmi.net.

Në këto raste janë kapur 33 telefona të llojit iPhone 17 Pro Max, parfume origjinale të padeklaruara, pjesë të ndryshme për automjete, si dhe sasi të parave mbi 10,000 euro – nga të cilat, 25% është konfiskuar në përputhje me ligjin. Vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara tejkalon shumën prej 60,000 euro.

Vlera totale e mallrave të ndaluara dhe të sekuestruara në këto raste kap shifrën mbi 60,000 euro.

Dogana njofton se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara, si ndaj udhëtarëve ashtu edhe ndaj mallrave që transportohen përmes kargos, për të garantuar mbrojtjen e tregut vendor dhe interesit ekonomik të shtetit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë obligimet ligjore dhe të bëjnë deklarimin korrekt të mallrave dhe parave në hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz