back to top
Friday, September 26, 2025
BallinaLajmeParlamenti i Kroacisë voton KUNDËR njohjes së Palestinës

Parlamenti i Kroacisë voton KUNDËR njohjes së Palestinës

Të ngjajshme

Dogana e Kosovës kap mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

Dogana e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Balotazhi për kryetarë komunash më 9 nëntor

Partitë politike po vazhdojnë fushatën elektorale për zgjedhjet lokale,...

Rama: Vijojmë me lirimin e hapësirave publike

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme po...

Parlamenti i Kroacisë voton KUNDËR njohjes së Palestinës

Parlamenti kroat ka votuar sot rreth propozimit për njohjen...

Parlamenti kroat ka votuar sot rreth propozimit për njohjen e Palestinës. Propozimi nuk mori shumicën e nevojshme.

121 deputetë votuan, 44 ishin pro, 4 abstenuan dhe 73 kundër, raportojnë mediat kroate.

Gjatë votimit, para Parlamentit u mbajt një protestë pro-palestineze.

Në të njëjtën kohë, 56 deputetë i dërguan një letër të përbashkët kryeministrit Andrej Plenkoviq, duke kërkuar që Kroacia ta njohë Palestinën sa më shpejt të jetë e mundur dhe të pezullojë eksportet e armëve në Izrael për shkak të, siç thanë ata, katastrofës humanitare në Gaza.

Letra thekson se njohja do të kishte një vlerë të fortë simbolike dhe do të tregonte angazhimin e Kroacisë ndaj zgjidhjes me dy shtete, të cilën bashkësia ndërkombëtare e ka konsideruar çelësin e paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme për vite me radhë.

Milanoviq për njohje, qeveria kundër

Kujtojmë se Presidenti Zoran Milanovic deklaroi në New York të hënën se Kroacia duhet ta njohë Palestinën. Megjithatë, Ministri i Jashtëm Gordan Grliq Radman tha një ditë më vonë se ende nuk ishte koha për këtë veprim.

“Kushtet për njohjen e shtetit palestinez nuk janë përmbushur ende sepse është e nevojshme të ndalen konfliktet dhe të lirohen të gjithë pengjet”, u tha Grliq Radman gazetarëve në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz