back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmeGjendet i vdekur një person në Durrës, dyshohet të jetë therur me...

Gjendet i vdekur një person në Durrës, dyshohet të jetë therur me thikë

Të ngjajshme

Zhduket një burrë në Prishtinë

Një burrë është raportuar i zhdukur në Prishtinë.  Rastin në...

Tender 300 mijë euro, për shërbime këshilluese për digjitalizimin e pronave

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka shpërblyer...

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një person është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Sipas të dhënave paraprake, siç raporton “Euronews”, dyshohet se viktima nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë.

Ngjarja është zbuluar vetëm pak minuta më parë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet hetimore, raporton “Euronews”.

Identiteti i viktimës ende nuk është bërë publik, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz