back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmeDeputetja e VV-së e konsideron Kuvendin të konstituar: Ndihemi të përfaqësuar nga...

Deputetja e VV-së e konsideron Kuvendin të konstituar: Ndihemi të përfaqësuar nga Dimal Basha

Të ngjajshme

Begaj në OKB: Kosova meriton vendin e saj në Asamble

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në fjalimin e tij...

Gjendet i vdekur një person në Durrës, dyshohet të jetë therur me thikë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen...

Cigaret elektronike, të rrezikshme për zemrën

Përdorimi i cigareve elektronike shton rrezikun e atakut kardiak,...

Rihanna sjell në jetë fëmijën e tretë

Ylli i muzikës amerikane Rihanna dhe partneri i saj...

Arjeta Fejza, deputete e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ajo dhe partia ku bënë pjesë ndihen të përfaqësuar nga kryetari i Kuvendit që vije nga e njëjta parti, Dimal Basha.

Tutje Fejza në Debat Plus tha se e konsiderojnë Kuvendin të konstituar, transmeton RTV Dukagjini.

“Absolutisht se po, në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka pasur një proces që është zhvilluar jo vetëm në rastin e kryetarit por edhe në komplet konstituimin e seancës që ne e konsiderojmë të konstituar pasi është respektuar në përpikëri rregullorja e Kuvendit”, u shpreh Fejza.

“Ne e kemi respektuar rregulloren e Kuvendit dhe kemi pas vërejtjet tona dhe e kemi respektuar vendimin e gjykatës në secilën situatë”, tha ajo.

Kujtojmë se konstituimi i plotë i Kuvendit bëhet me zgjedhjen e nënkryetarëve teksa ky proces ka ngecur tek votimi i kandidatit për nënkryetar nga pakicat serbe pasi deputetët kanë refuzuar që të votojnë kandidatin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, për këtë pozitë.

Po ashtu konstituimi i Kuvendit do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz