back to top
Wednesday, September 24, 2025
BallinaLajmeDita e sulmit në Banjskë, sigurohet dokumenti ku shihet se Radoiçiq kishte...

Dita e sulmit në Banjskë, sigurohet dokumenti ku shihet se Radoiçiq kishte biseduar në telefon me Vuçiqin

Të ngjajshme

Gjendet i vdekur një person në Durrës, dyshohet të jetë therur me thikë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen...

Procesi gjyqësor ndaj Chiara Ferragni nis në Milano mes akuzave për mashtrim

Skandali i njohur si “Pandoro-gate” ka hyrë zyrtarisht në...

Arsenali siguron kalimin në raundin e katërt të EFL Cup

Arsenali është bërë skuadra e fundit që ka siguruar...

Linda Halimi provokon ndjekësit, shfaq format perfekte në bikini

Këngëtarja e njohur Linda Halimi ka mahnitur ndjekësit në...

Juniku, nga ëndrra në realitet turistik!

🌄Juniku, nga ëndrra në realitet turistik! 🏔️Bjeshkët e Junikut...

Në ditën e 24 shtatorit, kur grupi terrorist tentoi aneksimin e pjesës Veriore të Kosovës nga Banjska, krimineli Milan Radoijçiç kishte komunikuar përmes telefonit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

VOX Kosova ka siguruar një dokument ekskluziv nga organet e sigurisë së Kosovës, ku listohen komunikimet e Radoijçiç-it në kohën kur po ndodhte sulmi.

Kjo listë komunikimesh u nxor pas ekzaminimeve të telefonit të kryeterroristit serb Radoijçiç.

Nga lista e telefonatave që ka parë VOX Kosova shihet se përveç Vuçiç-it, Radoijçiç kishte biseduar edhe me zyrtarë tjerë të lartë të shtetit serb, kryesisht nga strukturat e sigurisë.

Komunikimi mes Vuçiçit dhe Radoijçiçit ishte bërë përmes platformave alternative të komunikimit telefonik që nuk kërkojnë numër të telefonit, tregon dokumenti.

Kjo provë, përfundimisht dëshmon se sulmi në Bansjkë ishte një koordinim i drejtpërdrejtë i Radojiçiç-it me shtetin serb.

Tentim-aneksimi në Banjskë të Zveçanit ndodhi mëngjesin e 24 shtatorit të vitit 2023, saktësisht dy vite më parë.

Një grup paramilitarësh serbë, të prirë nga kryekrimineli Radoijiçit, sulmoi Policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Nga luftimet më pas, mbetën të vrarë edhe tre terroristë serbë.

Shumica e paramilitarëve serbë, përfshirë edhe Radoijçiç-it, u larguan për në Serbi, ku dyshohet se janë edhe tani në liri.

Kosova akuzoi për këtë sulm drejtpërdrejtë Serbinë, derisa kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të marrë masa ndaj Beogradit zyrtar.

Nga ana tjetër, Serbia nuk u distancua nga sulmi, madje shpalli edhe ditë zie kombëtare për terroristët e vrarë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz