BallinaLajmeÇeku e shfrytëzon për fushatë dhunën në komunën e Prishtinës: LDK sulmoi...

Çeku e shfrytëzon për fushatë dhunën në komunën e Prishtinës: LDK sulmoi fizikisht udhëheqësin e Kuvendit, kërkojmë masa nga organet e drejtësisë

Të ngjajshme

Haxhiu shpall të mbyllur procesin për Kryeprokurorin: Kërkon konkurs të ri dhe paralajmëron refuzime

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar...

Ofertë e veçantë në ETC, duke sjellë për konsumatorët...

Haxhiu e vendos: Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen më 7 qershor

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu...

KQZ diskuton me zyrtarët e Komisioneve Komunale për sfidat e zgjedhjeve të vitit 2025 dhe zgjedhjet e ardhshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi punëtori me Zyrtarët Ekzekutiv...

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka reaguar ashpër pas incidentit të dhunshëm të ndodhur sot në ambientet e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku sipas tij, përfaqësues të LDK-së kanë sulmuar fizikisht kryesuesin e Kuvendit, Fehmi Kupina.

Përmes një postimi publik, Çeku e ka quajtur ngjarjen “shumë shqetësuese” dhe theksoi se dhuna ndaj një zyrtari publik është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat demokratike, transmeton lajmi.net.

“Lajmi për dhunë në ambientet e Kuvendit Komunal të Prishtinës është shumë shqetësues. Lidhja Demokratike e Kosovës sot sulmoi njeriun që udhëheq me Kuvendin Komunal, z. Fehmi Kupina. Përveç që është e papranueshme, kjo sjellje shkon kundrejt parimeve politike ku dallimet në pikëpamje janë vlerë e shtuar”, ka shkruar ai.

Çeku kërkoi reagim të menjëhershëm nga organet kompetente për të hetuar rastin dhe për të ndëshkuar personat përgjegjës për dhunën.

“Bëjmë thirrje për organet kompetente që të marrin masa dhe të ndëshkohen dhunuesit”, theksoi ai.

Ngjarja ndodhi pas një seance të tensionuar në Kuvendin Komunal, për çështjen e miratimit të buxhetit të vitit 2026, ku u raportua për një përplasje fizike mes anëtarëve të ndryshëm të kuvendit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz