“Afrimi veriun i gjallë nuk e lëshon” ishte një premtimi që rreshteri, Afrim Bunjaku e kishte dhënë 10 ditë para se të binte në krye të detyrës.
E sot kur janë bërë dy vjet nga rënia heroike në krye të detyrës, Afrim Bunjaku gjatë sulmit terrorist në Banjskë së Zveçanit në varrezat e fshatit Samadrexhë, ku jetoi rreshteri policor qytetarë të shumtë bënë homazhe dhe nderuan veprën dhe jetën e Bunjakut.
Dhimbje që e humbën familjarin dhe bashkëfshatarin e tyre shprehin ata, por kërkesa e tyre vazhdon të jetë drejtësi për vrasjen e tij.
Dhëndëri i Afrim Bunjakut, Ilmi Behrami duke tregoi betimin që kishte dhënë heroi Afrim Bunjaku.
“… 10 ditë pa vdekur ka qenë tek unë bashkë me vajzën kemi ngrënë drekë dhe më ka thënë ‘përjetë Afrimi veriun i gjallë nuk e lëshon’”, thotë ai.
Dielli i fortë që kishte rënë mbi kodrën që prehet në paqe trupi i heroi, Afrim Bunjaku nuk e kishte penguar të moshuarin, Asllan Haziri të vinte e të bënte homazhe tek varri i rreshterit Bunjaku.
Haziri kërkon që para drejtësisë të vihen kriminelët që organizuan sulmin terrorist në Bansjkë ku u vra edhe rreshteri, Afrim Bunjaku.
“E kujtojmë për të mirë, ka bërë për vendin tonë, e ka dhënë jetën jetë për vatan, fëmijë, familje e shtet…”, thotë ai.
Kryetari i fshatit, Samadrexhë, Lulzim Surdulli deklaroi se dita kur ra heroikisht në krye të detyrës rreshteri policor, Afrim Bunjaku ishte e kobshme për gjithë fshatin.
Ai shpreh dëshirën që sa më shpejt kryesit e këtij krimit të dënohen.
Sahit Bunjaku, kushëriri i rreshterit, Afrim Bunjaku e kujton atë si një njeri të dashur e atdhetar. Ai thotë se lajmi për vrasjen e rreshterit policor ishte dhimbje e madhe, por edhe krenari.
“Afrimin e kemi pas edhe bashkëfshatar ka qenë I dashur, atdhetar, ka qenë djalë i mirë sa të duash, ai e ka dashur punën gjithmonë… “, tha Sahit Bunjaku.
Homazhe tek varri i heroit, Afrim Bunjaku bënë edhe krerët shtetërorë të cilët kërkuan që Serbia sa më shpejt t’i dorëzojë kriminelët e sulmit terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.
Sot, u bënë dy vjet nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, sulm ky i kryer nga një grup paraushtarak, të armatosur me artileri të rëndë. Përgjegjësinë kryesore për këtë sulm terrorist është ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
Sulmi terrorist i ndodhur para dy vitesh kishte synim aneksimin e veriut të Kosovës.