back to top
Wednesday, September 24, 2025
BallinaLajmePresidenti i Sirisë intervistohet nga ish-gjenerali amerikan që e kishte arrestuar

Presidenti i Sirisë intervistohet nga ish-gjenerali amerikan që e kishte arrestuar

Të ngjajshme

Duke dalë në skenën e një forumi politik në Nju-Jork për intervistë, presidenti sirian, Bashar al-Assad, dhe gjenerali i pensionuar amerikan me katër yje, David Petraeus, e pranuan çudinë e situatës.

Al-Sharaa, i cili e rrëzoi nga pushteti ish-presidentin Bashar al-Assad dhe i dha fund pushtetit 50-vjeçar të familjes së tij në Siri përmes një ofensive ushtarake në fund të vitit të kaluar, është president i vendit nga janari, raporton televizioni “Al Jazeera”.

Petraeus i komandonte forcat amerikane gjatë pushtimit të Irakut – forca të cilat e kishin kapur dhe burgosur al-Sharaan nga vitin 2006 deri më 2011 për shkak se kishte luftuar kundër këtij pushtimi. Petraeus më vonë shërbeu si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), transmeton nacionale.

Pas lirimit nga burgu, Al-Sharaa e themeloi Frontin Al-Nusra në Siri në vitin 2012 për të luftuar kundër Assadit. Katër vjet më pas, ky grup i shkëputi lidhjet me Al-Qaedan, ndërsa një vit më vonë, Al-Nustra u bashkua me grupe të tjera për ta formuar grupin Hayat Tahrir al-Sham (HTS), që do të drejtohej nga Al-Sharaa.

HTS-ja ishte cilësuar si “organizatë terroriste” nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2018, duke i cituar si arsyetim lidhjet me Al-Qaedan, vendim që e shfuqizoi në korrik të këtij viti, kur Uashingtoni e zbuti qëndrimin ndaj Sirisë së periudhës pas Assadit.

Shtetet e Bashkuara kishin ofruar shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kapjen e Al-Sharaas, të cilin e shfuqizuan vetëm në fund të dhjetorit.

Presidenti sirian dhe delegacioni i tij patën takime me disa zyrtarë në Uashington, përfshirë sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Me ish-gjeneralin Petraeus, ai mori pjesë në Samitin Vjetor “Concordia”, forum i çështjeve globale që u mbajt në të njëjtën kohë me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ish-gjenerali amerikan jo vetëm që e pranoi situatën e çuditshme, por e shfrytëzoi atë për ta vlerësuar lart Al-Sharaan.

“Trajektorja e tij nga udhëheqës kryengritës te kreu i shtetit ka qenë njëra nga transformimet politike më dramatike në historinë e vonë të Lindjes së Mesme” – tha Petraeus para audiencës.

Më vonë gjatë intervistës, ai shfaqi shqetësim për mirëqenien personale të presidentit sirian, duke e pyetur nëse po flinte mjaftueshëm. Petraeus tha se Al-Sharaa ka “shumë fansa” dhe se ai është njëri prej tyre.

“Në një kohë, ne ishim në luftime dhe tani shkojmë te diskursi” – tha presidenti sirian, kur u pyet për historinë e tyre, duke shtuar se njerëzit që e kanë përjetuar luftën e dinë rëndësinë e paqes.

“Ne nuk mund ta gjykojmë të kaluarën duke u bazuar në rregullat e të sotmes dhe nuk mund ta gjykojmë të sotmen duke u bazuar në rregullat e të kaluarës” – tha Al-Sharaa.

Duke folur për kohën e tij si njëri nga komandantët e Al-Qaedas, Al-Sharaa tha se “ndoshta kishte gabime” në të kaluarën, por ajo që ka rëndësi tani është mbrojtja e popullit sirian dhe e rajonit nga jostabiliteti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz