back to top
Wednesday, September 24, 2025
BallinaJetëKuriozitetePamje apokaliptike në Bangkok, gropa gjigante në mes të rrugës përpin makinat...

Pamje apokaliptike në Bangkok, gropa gjigante në mes të rrugës përpin makinat e shtyllat elektrike

Të ngjajshme

Akreditohen mbi 18 mijë vëzhgues, KQZ-ja ia dërgon fletëvotimet diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për akreditimin...

Gavi do të mungojë 4-5 muaj, a po mendon Barça për transferime?

Një këputje e meniskut të gjurit të djathtë e...

Qemajl Aliut i hakohet llogaria në Tik-Tok, VV: Po tentohet të përbaltet figura e kryetarit

Lëvizja Vetëvendosje në Shtime, ka njoftuar se kryetarit të...

RCC dhe PNUD për një Ballkan më të gjelbër

Nju Jork – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe...

Një gropë 50 metra e thellë është hapur përpara në Bangkok, në të cilën kanë rënë disa makina dhe shtylla elektrike që ndodheshin mbi atë pjesë të rrugës.

Autoritetet lokale mbyllën rrugët përreth spitalit në Qytetin e Vjetër historik rreth orës 7 të mëngjesit, pasi gropa e krijuar çau tubat e ujit dhe shembi linjat e energjisë elektrike.

Gropa, me thellësi 50 metra, shkaktoi panik dhe detyroi evakuimin e shtëpive përreth ndërkohë që Guvernatori i Bangkokut, Chadchart Sittipunt, shkoi menjëherë në vendngjarje duke deklaruar se rrëshqitja ndodhi mbi lidhjen midis tunelit të trenit me dy binarë dhe një stacioni të ri të planifikuar.

“Sapo toka rrëshqiti në tunel, i gjithë tuneli u shemb. Gjithashtu, një tub u thye dhe uji e bëri situatën edhe më të vështirë“, tha guvernatori në një video të postuar në mediat sociale.

Tani po vlerësojmë dëmet. Besojmë se spitali mund të ruhet, por duhet ta mbyllim menjëherë vrimën përpara se të shembet edhe gjithçka tjetër”, përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz