back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajme​Të burgosurit politik dhe shoqatat e luftës i ftojnë partitë në një...

​Të burgosurit politik dhe shoqatat e luftës i ftojnë partitë në një tryezë për zgjidhjen e ngërçit politik

Të ngjajshme

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

Kina vendos taksë mbi prezervativët

Kina do t’i japë fund një përjashtimi të gjatë...

Bashkim Gllareva merr mbështetje nga akademiku Arsim Bajrami (FOTO)

Kandidati i PDK së nga Drenasi, doktor Bashkim Gllareva...

Tahiri: Dragashi do të shndërrohet në destinacion turistik rajonal dhe evropian

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të...

Shoqata e ish të Burgosurve Politik të Kosovës, Shoqëria Lëvizja, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, ua kanë drejtuar partive parlamentare të Kosovës një ftesë për tryezën politike me temë “Konsolidimi i mekanizmave shtetërorë – zgjidhje e ngërçit politik”.

Sipas njoftimit, tryeza mbahet më 24 shtator 2025, me fillim në ora 11:00, në selinë e Shoqatës së të Burgosurve Politikë, rruga Elben Dërvishaj, nr. 1, Prishtinë.

“Ftesa drejtohet për përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës me qëllim të adresimit të situatës aktuale politike dhe nevojës për të ndërtuar unitet e stabilitet politik në përputhje me interesin shtetëror dhe nacional. Për ne, si Shoqata, uniteti dhe konsolidimi i institucioneve të vendit janë të një rëndësie të veçantë në mbrojtjen dhe forcimin e shtetësisë së Kosovës në përballje me sfidat e brendshme dhe të jashtme. Për çfarëdo sqarimi ose konfirmimi të pjesëmarrjes ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj (jo më vonë se 1 ditë para mbajtjes së tryezës) në numrin e telefonit 045 101 620 apo përmes emailit [email protected]”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz