back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeVjedhje e rëndë në Novosellë të Epërme – Hajnat marrin armë zjarri...

Vjedhje e rëndë në Novosellë të Epërme – Hajnat marrin armë zjarri dhe 120 mijë euro para të gatshme

Të ngjajshme

Bebe Rexha ‘befason’ me look-un e saj të ri

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka surprizuar ndjekësit...

Shfaqja e Zana Hoxhës udhëton në Paris pas suksesit në Londër dhe Prishtinë

Shfaqja, e shkruar nga dramaturgia e njohur britanike Alice...

Imri Ahmeti: Topliqani i bashkuar për fitore

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, shprehet se “energjia dhe...

Shefja e Komisionit Evropian paralajmëron: Infrastruktura kritike e BE-së është në rrezik

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka...

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar sot në orët e mëngjesit në fshatin Novosellë e Epërme, komuna e Gjakovës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi private, duke vjedhur një armë zjarri dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, ka konfirmuar për mediat se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, raporton lajmi.net

“Sot, më 23.09.2025, rreth orës 08:30, në fshatin Novosellë e Epërme, është raportuar një rast i ‘Vjedhjes së rëndë’. Persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi private, prej nga dyshohet se kanë vjedhur një armë zjarri – pistoletë me nëntë copë fishekë, si dhe një shumë të konsiderueshme të hollash,” tha Elezi.

Sipas tij, njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë pas raportimit, duke dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet fillestare dhe për të mbledhur prova që mund të çojnë në identifikimin e të dyshuarve.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili në konsultim me hetuesit ka urdhëruar inicimin e rastit si ‘Vjedhje e rëndë’. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të dyshuar,” shtoi zëdhënësi Elezi.

Policia bën apel që të gjithë qytetarët që mund të kenë ndonjë informacion lidhur me rastin, ta raportojnë në stacionin më të afërt policor apo përmes numrave të kontaktit të Policisë së Kosovës./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz