back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeAmbasadori britanik takon Kryetarin e Kushtetueses: Vendimet duhet të zbatohen nga liderët...

Ambasadori britanik takon Kryetarin e Kushtetueses: Vendimet duhet të zbatohen nga liderët politikë për t’i dhënë fund ngërçit politik

Të ngjajshme

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Çka po ndodhë, Atalanta në epërsi ndaj Chelseat

Atalanta ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. “Zikaltrit”, morën...

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar sot me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, në një takim që ai e cilësoi të rëndësishëm për funksionimin demokratik të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hargreaves theksoi pritshmërinë e Mbretërisë së Bashkuar që vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me formimin e Kuvendit të Kosovës të respektohen dhe zbatohen nga liderët politikë, transmeton lajmi.net.

“Mbretëria e Bashkuar pret që vendimet e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me formimin e Kuvendit të respektohen dhe zbatohen nga liderët politikë, në mënyrë që të përfundojë ngërçi që e ka mbajtur Kosovën të bllokuar për shumë kohë. Kështu, Kuvendi dhe një qeveri e re do të mund të fillojnë punën në interes të qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar ambasadori.

Ai shtoi se puna e Gjykatës është thelbësore për mbrojtjen dhe ruajtjen e Kushtetutës së Kosovës dhe se pavarësia e saj është thelbësore për funksionimin e saj.

Ky mesazh vjen në kohën kur vendi ndodhet në një situatë politike të tensionuar, me përplasje institucionale për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz