back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeDuncan në Hagë: Çeku kishte rol ushtarak, Thaçi dhe Krasniqi funksione politike

Duncan në Hagë: Çeku kishte rol ushtarak, Thaçi dhe Krasniqi funksione politike

Të ngjajshme

Broja startues me Burnleyn në ndeshjen e Kupës

Burnley do të përballet sot me Cardiff në sfidën...

Pritjes i erdhi fund, Zhegrova mund të luajë nga fillimi ndaj Atalantës

Juventus u rikthye sot në stërvitje pas dy ditësh...

Deklarohet vjedhja e 120 mijë eurove dhe një arme zjarri në Gjakovë

Mëngjesin e sotëm është raportuar një vjedhje në një...

Ish e dashura e Robertit përballet me të papriturën

Ish e dashura e Robertit ka zbuluar së fundmi...

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari John Duncan deklaroi se gjatë negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së demilitarizimit, Agim Çeku përfaqësonte krahun ushtarak, ndërsa Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi vepronin në rolin politik.

“Çeku ishte shefi i krahut ushtarak. Ndërsa, zoti Thaçi dhe zoti Krasniqi kryenin funksione politike”, tha Duncan, raporton lajmi.net

Ai shtoi se në asnjë moment gjatë atyre negociatave nuk e kishte parë Thaçin apo Krasniqin të përfshiheshin në diskutime që kishin të bënin me çështje ushtarake, përveç atyre politike.

“Nga gjithë ajo që kam parë në negociatat për atë marrëveshje, zoti Thaçi dhe zoti Krasniqi asnjëherë nuk janë futur në çështje ushtarake. Në asnjë rast nuk kam parë as njërin as tjetrin të jenë futur në çështje ushtarake. Ata kanë folur vetëm për aspekte politike. Po ashtu, zoti Çeku ka folur vetëm për çështje ushtarake dhe nuk ka folur për çështje politike. Kështu që duhet bërë një dallim praktik lidhur me këtë bisedë dhe rolin që ata kanë pasur”, deklaroi Duncan.

Para kësaj, dëshmitari kishte shpjeguar mënyrën se si i kishte perceptuar dy kahët brenda UÇK-së, duke bërë dallimin mes funksioneve politike dhe atyre ushtarake.

“Dy kahet kishin role të veçanta por nuk kam thënë në asnjë moment që këto dyja ishin organe tërësisht të veçanta. Ishte e vështirë që të bëhej dallimi midis atyre që kishin qenë aktiv në operacione në terren ose persona që kishin marrë pjesë në operacione-luftime në terren dhe atyre që kishin zgjedhur të kenë funksione politike. Domethënë s’i ta bësh dallimin e prerë me thikë. Sigurisht që nuk mund të kesh një dallim të prerë me thikë por këta janë persona që kryejnë funksione të ndryshme dhe kjo është mënyra më e mirë që unë mund të shprehem për të iu bërë juve të qartë se kishte një krah politik dhe një krah ushtarak”, u shpreh ai.

Duncan gjithashtu theksoi se në organizatat guerile është e zakonshme që disa individë të kalojnë nga roli ushtarak në atë politik me kalimin e kohës.

“Domethënë organizata guerile ishte e zakontë që të bëhej një ndarje e tillë. Kishte persona që fillimisht më shumë ishin përfshirë në luftime dhe pastaj me kalimin e kohës kishin marrë role politike”, përfundoi ai./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz