BallinaLajme​EULEX forcon kapacitetin e tij për të kontribuar në sigurinë e të...

​EULEX forcon kapacitetin e tij për të kontribuar në sigurinë e të gjitha komuniteteve

Të ngjajshme

Frutex arrin një rekord në treg, 24 eksporte brenda një dite

Kompania kosovare, Frutex ka arritur një rekord të ri...

Kush shkon në finale të Championsit? Ky është parashikimi i Inteligjencës Artificiale

Katër ekipe, dy gjysmëfinale dhe një finale në Budapest...

Dallavere me parcela/ Policia jep detaje për arrestimin e pesë personave në Ferizaj

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve...

Një 15-vjeçare sulmohet nga rreth 15 qen endacakë brenda QKUK-së

Një vajzë 15-vjeçare është sulmuar sot nga rreth 15...

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) njofton se e ka forcuar kapacitetin e tij për të kontribuar në situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë para zgjedhjeve të ardhshme komunale, përmes dislokimit të pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë (EUROGENDFOR), të cilët e përbëjnë Njësisë Policore të Specializuar Rezervë (NJPSR) të EULEX-it.

Sipas njoftimit, sot, shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, e udhëhoqi ceremoninë zyrtare, ku morën pjesë Ambasadorët e shteteve kontribuese në EUROGENDFOR, për t’i mirëpritur policët shumë të specializuar dhe të aftë të EUROGENDFOR-it, të siguruar nga pesë forcat pjesëmarrëse: Xhandarmëria Kombëtare e Francës, Karabinierët e Italisë, Xhandarmëria Mbretërore e Holandës, Xhandarmëria Ushtarake e Polonisë dhe Garda Kombëtare Republikane e Portugalisë.

“NJPSR-ja do ta dyfishojë aftësinë operacionale të Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NJPS), e cila sigurohet tërësisht nga Policia e Polonisë, për ta përmbushur mandatin e Misionit për të kontribuar në sigurinë e të gjitha komuniteteve, përfshirë këtu edhe rolin si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, nëse kjo kërkohet dhe është e nevojshme. Gjatë periudhës së dislokimit të tyre, NJPSR-ja do të kryejë patrullime të dukshme duke rritur vetëdijesimin e Misionit për situatën dhe duke siguruar ndërveprim të plotë me NJPS-në, si dhe me Policinë e Kosovës dhe misionin KFOR të udhëhequr nga NATO”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se duke i shprehur mirëseardhje NJPSR-së, Barbano theksoi: “Si Njësi Policore e Specializuar Rezervë, ju mishëroni aftësinë e EULEX-it për t’u forcuar në çdo kohë dhe në çdo vend. Forca juaj qëndron në lëvizshmërinë tuaj dhe në gatishmërinë për t’u dislokuar brenda një kohe të shkurtër. Ju jeni forca e Misionit që mund t’i përshtatet ndryshimit të rrethanave, të reagojë shpejt ndaj incidenteve duke e mbështetur NJPSR-në brenda mekanizmit të sigurisë me tre nivele në Kosovë, duke siguruar që rendi publik do të ruhet: prania juaj tregon se EULEX-i është i pajisur jo vetëm për të monitoruar dhe këshilluar, por edhe për të vepruar, me vendosmëri dhe në mënyrë efektive, kur rrethanat e kërkojnë këtë”.

“Jam krenar të shpall sot kapacitetin tuaj të plotë operacional”, përfundoi Barbano.

Ky është dislokimi i gjashtë i NJPSR-së së EULEX-it që nga marsi i vitit 2022.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz