back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeTrump në OKB thotë se u dha fund shtatë luftërave, në...

Trump në OKB thotë se u dha fund shtatë luftërave, në mesin e tyre edhe asaj Kosovë-Serbi

Të ngjajshme

Broja startues me Burnleyn në ndeshjen e Kupës

Burnley do të përballet sot me Cardiff në sfidën...

Pritjes i erdhi fund, Zhegrova mund të luajë nga fillimi ndaj Atalantës

Juventus u rikthye sot në stërvitje pas dy ditësh...

Deklarohet vjedhja e 120 mijë eurove dhe një arme zjarri në Gjakovë

Mëngjesin e sotëm është raportuar një vjedhje në një...

Ish e dashura e Robertit përballet me të papriturën

Ish e dashura e Robertit ka zbuluar së fundmi...

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një fjalim para Kombeve të Bashkuara të martën, deklaroi se gjatë mandatit të tij të dytë ka ndërprerë shtatë konflikte të ndryshme, të cilat i përshkroi si “luftëra të pafundme”.

Ai përmendi konfliktet mes: Kamboxhias dhe Tajlandës, Kosovës dhe Serbisë, Pakistanit dhe Indisë, Izraelit dhe Iranit, Egjiptit dhe Etiopisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit, si dhe luftën e ashpër midis Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës.

“S’mund ta besoni sa herë më kanë thënë se këto konflikte nuk kanë zgjidhje. Por ja ku jemi sot – paqe. Asnjë president tjetër nuk ka bërë diçka të ngjashme,” u shpreh Trump.

Ai kritikoi Kombet e Bashkuara duke thënë se “nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar në këto çështje”, dhe theksoi se gjatë mandatit të tij ka qenë i përkushtuar për të shpëtuar jetë dhe për t’i dhënë fund luftërave që kanë marrë miliona jetë njerëzish.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz